Bosnje e Hercegovina hap negociatat për anëtarësim në BE
Lexohet për: 2 min.
g34g4g4
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Në samitin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel u mor vendim që Bosnje e Hercegovina të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në bazë të rekomandimit të Komisionit Evropian. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shkruar në rrjetin social X se Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat me Bosnje e Hercegovinën. “Vendi juaj është në familjen evropiane. Vendimi i sotëm është një hap kyç përpara në rrugën tuaj drejt BE-së. Tani puna e vështirë duhet të vazhdojë në mënyrë që Bosnja dhe Hercegovina të përparojë, ashtu siç dëshiron populli juaj”, ka shkruar ai.

Javën e kaluar Komisioni Evropian publikoi një raport në të cilin konkludoi se Bosnja dhe Hercegovina (BeH) i plotëson mjaftueshëm kushtet për fillimin e rrugëtimit të gjatë drejt anëtarësimit në BE. Në një takim në dhjetor 2023, liderët e vendeve të BE-së i dhanë "dritën jeshile" hapjes së negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, pasi këto vende morën hapat e rëndësishëm të identifikuar në raportin e KE-së për zgjerimin e 8 nëntorit 2023. Udhëheqësit më pas shprehën gatishmërinë e tyre për të hapur negociatat e pranimit me BeH kur kriteret për anëtarësim të përmbushen në masën e kërkuar. BeH aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2016 dhe iu dha statusi i kandidatit në dhjetor 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025