Borrell: Tërheqja e trupave ruse, alternativa e vetme për paqe me Ukrainën
Lexohet për: 2 min.
orel
2 vite më parë
Linku u kopjua

"Tërheqja e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës është i vetmi opsion për të rivendosur paqen dhe sigurinë”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një bisedë telefonike të zhvilluar këtë të shtunë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Për Borrel, armëpushimi i njëanshëm i shpallur dy ditë më parë nga presidenti rus Vladimir Putin nuk e ndryshon faktin që Rusia po pushton ilegalisht pjesë të territorit ukrainas.

"Në mungesë të veprimeve të tilla konkrete, një armëpushim i njëanshëm duket si një përpjekje e Rusisë për të blerë kohë për të rifurnizuar dhe riorganizuar trupat e saj ose për të riparuar reputacionin e saj të shkatërruar ndërkombëtar", tha Borrel.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi ditën e enjte (5 janar) ministrin e tij të Mbrojtjes, të vendosë një armëpushim prej 36-orësh në vijën e frontit me Ukrainën.

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim 36-orësh, lidhur me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse Ruse. Zelenskyi këmbëngul se lufta do të përfundojë kur ushtarët rus të largohen nga Ukraina.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025