Borrell: Tejet i alarmuar me situatën në veri dhe me marshimin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se është i alarmuar nga situata në veri të Kosovës dhe me marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut.
Madje për këtë veprim të FSK-së, Borrell ka thënë se kjo është e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia.
Borrell ka shkruar në Twitter se pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm dhe nuk do ta tolerojnë.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkruan ai në Twitter.