Borrell i kërkon Vuçiqit lirimin e tre policëve pa kushte
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka theksuar se në takimet që i ka pasur të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.
Borell ka thënë se takimi i sotëm nuk u fokusua në shumë çka, por në atë se si dhe kur - si të qetësohet situata në terren, si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell dhe Mirosllav Lajçak, kanë zhvilluar një seri takimesh për menaxhimin e krizave, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërsa, sot nuk është zhvilluar asnjë takim i përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiqit.
Në lidhje me arrestimet e disa serbëve në Kosovë pas protestave të fundit në veri, Borell ka thënë se nuk mund të ketë mosndëshkim për autorët e dhunës.
Ndërkaq, ai në konferencën për media tha se i ka kërkuar Vuçiqit se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.
Tre zyrtarët policorë të Kosovës janë arrestuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës më 14 qershor.