Borrell e Kuleba zhvillojnë bisedë telefonike
Lexohet për: 1 min.
borrell
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka pasur sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba.

Temë diskutimesh ishte mbështetja e vazhdueshme të BE-së për Ukrainë, ka bërë të ditur kryediplomati evropian.

Borrell ka thënë se Këshilli i Asociimit BE-Ukrainë do të jetë një moment kyç për të avancuar edhe më tej partneritetin tonë, ndërkohë që puna po vazhdon për paketën e radhës të sanksioneve ndaj Rusisë.

Borrell e Kuleba kanë diskutuar edhe për situatën në Mariupol, për të cilën u tha se është e tmerrshme dhe se evakuimet humanitare janë urgjente.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025