Borrell-Cohen: Të përmirësohen marrëdhëniet midis BE-së dhe Izraelit
Lexohet për: 2 min.
josep-borrell
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka biseduar sot në telefon me ministrin e ri izraelit të Punëve të Jashtme, Eli Cohen.

Borrell shprehu dëshirën e BE-së për të përmirësuar marrëdhëniet me Izraelin, pas rifillimit të punës së Këshillit të Asociimit më 3 tetor 2022, pas një pauze dhjetëvjeçare dhe një sërë vizitash të fundit të nivelit të lartë.

Ai përsëriti mbështetjen e BE-së për zgjidhjen me dy shtete dhe nevojën për të rivendosur politikën e zgjidhjes së konflikteve.

“Në dritën e ngjarjeve aktuale, Përfaqësuesi i Lartë kujtoi gjithashtu qëndrimet e njohura të BE-së për nevojën për të shmangur veprimet e njëanshme dhe shprehu shqetësim të fortë për numrin e madh të viktimave”, tha Shërbimi i Jashtëm i BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë përshëndeti normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me një sërë vendesh arabe, përsëriti gatishmërinë e BE-së për të mbështetur këtë zhvillim dhe shprehu shpresën se do të ketë një ndikim pozitiv në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Borrell dhe Cohen ranë dakord të takoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur për të vazhduar dialogun personalisht, ndoshta në Konferencën e Sigurisë së Munihut në shkurt, dhe Borrell ftoi ministrin e Jashtëm të Izraelit të vizitonte Brukselin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025