Javën e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ftohët, me reshje shiu dhe bore.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore. Java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve. Temperatura dimërore parashihen në mesin e shkurtit dhe dekada e parë e muajit mars gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore.
Të hënën do të jetë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë. Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
Ditën e martë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.
Ditën e enjte do të jetë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afërsisht të ngjashme me të ditës së enjte, si minimalet , ashtu dhe ato maksimalet.