Bora Zemani mungon në ekran, reagon për herë të parë për gjendjen shëndetësore
Lexohet për: 1 min.
Bora Zemani
2 vite më parë
Linku u kopjua

Moderatorja Bora Zemani ka informuar për gjendjen e saj, pas mungesës prej disa ditësh në ekran.

Ajo sot ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar se është infektuar për herë të dytë me COVID  dhe tashmë ndodhet në shtëpi.

“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, tha Bora./tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024