Drejtori sportiv i Bolongas, Claudio Fenucci konfirmon se klubi ka nevojë për një qendërmbrojtës të ri pas largimit të Riccardo Calafiorit, kështu që ata janë duke pritur për një përgjigje nga Mats Hummels.
Skuadra e Bolognas e ka konfirmuar largimin e Calafiorit përmes drejtorit sportiv të klubit Fenucci, raporton KosovaPress.“Largimi i Calafiorit na detyron të kërkojmë një qendërmbrojtës të ri”, tha Fenucci.
“Atëherë do të presim fundin e afatit kalimtar për të parë se çfarë na nevojitet. Ne do të luajmë më shumë se 26 ndeshje nga gushti në janar dhe duhet të mbajmë një sy në listën e UEFA-s”, tha më tej Fenucci.
“Është normale, ne folëm me të jo shumë kohë më parë. Është e drejtë që ai të mendojë për këtë që të mund të vijë këtu me motivimin e duhur”, tha Fenucci.
Ndërkohë, Calafiori pritet të zbarkojë sonte në Londër.
Arsenali do të kompletojë nënshkrimin e mbrojtësit për një tarifë midis 45 dhe 50 milionë euro, duke përfshirë shtesat.
Calafiori iu bashkua Bolognas nga Baseli për vetëm katër milionë euro verën e kaluar dhe bëri debutimin e tij për “Azzurrit” në qershorin e kaluar, vetëm disa ditë para se të fillonte për “Azzurrit” në ndeshjen e tyre të parë në EURO 2024 kundër Shqipërisë.