Boksieri shqiptar fiton titullin WBC, Mike Tyson e përshëndet me shqiponjë (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
15-Boksieri shqiptar, Tyson (VIDEO)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj e ka fituar titullin ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë.

Hadribeaj u përball me boksierin Carlos Molina, kundër të cilit fitoi me KO (nokdaun) në raundin e nëntë të duelit, raporton KosovaPress.

I pranishëm në komentimin e këtij dueli ishte edhe boksieri legjendar, Mike Tyson.

Tyson morri vëmendjen pasi që në momentin kur Hadribeaj fiton titullin WBC, ai bëri shqiponjën me duart e tij.

Hadribeaj është kampion bote në WBC në peshën super të lehtë, dhe tashmë njihet me nofkën “Snajperi”.

Momentin kur Tyson e përshëndet Hadribeajn me shqiponjë e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024