Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se qeveria ka bërë shkelje të rëndë të ligjit për tekste shkollore. Për këtë, ai shtoi se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci do të përballet me ndjekje penale.
Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për çështjen e librave, Gashi tha se paaftësia e qeverisë për të menaxhuar këtë proces ka shkaktuar dëm të madh ekonomik.
Ndërkaq, sa i përket reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje për bojkotin ndaj kësaj seance, Gashi tha se nuk i takon pushtetit që ta vlerësojë kërkesën.
Kuvendi ka dështuar të mbajë seancën e jashtëzakonshme, në mungesë kuorumi, të iniciuar nga opozita për të debatuar për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar këtë seancë.