Boga tash e katër ditë pa energji elektrike, KEDS në Pejë akuzohet për papërgjegjësi
Lexohet për: 1 min.
322401311_1373319843486878_4718559215166696263_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bizneset në fshatin turistikë Bogë të Pejës po falimentojnë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe internetit tash e katër ditë.

Kështu ka thënë kryetari i Shoqatës së promovimit të turizmit malore të Kosovës dhe njëri nga pronarët e një hoteli në Bogë të Rugovës, Skënder Thaçi.

“Boga u bë katër ditë pa energji elektrike, një papërgjegjësi apsolute e KEDS-it në Pejë. Turistët po ikin në mungesë rrymës, shumë rezervime janë anuluar për shkak të mungesës së rrymës dhe internetit. Bizneset po falimentojnë. Ky avaz i KEDS-it po zgjat me vite. Viti 2023 dhe Rugova të vuaj në mungesë të energjisë elektrike, është e pafalshme. Turpi e mbuloftë KEDS-in dhe personat kompetent, një papërgjegjësi absolute”, ka thënë ai.

Ndërkohë, KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga KEDS-it, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024