Boehly kap fshesën, 8 yje të Chelseat pritet të largohen
Lexohet për: 1 min.
1-Chelsea 8
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sipas raportimeve të fundit, pronari i Chelseat, Todd Boehly po bëhet gati që të shes të paktën tetë lojtarë për të balancuar librat e financave të klubit.

Pasi që shpenzoi afro 680 milionë euro në blerje të lojtarëve që nga muaji i maj i vitit të kaluar, Boehly dhe hierarkia e klubit tani duhet të merren me një skuadër që është e mbushur me lojtarë dhe faturën e saj të pagave, si dhe humbjet e raportuara prej 137,1 milionë euro për vitin financiar 2021/22, përcjell KosovaPress.

Ndërsa Chelsea sheh përpara një sezon pa gara evropiane, vendime të vështira ndoshta duhen të merren për disa lojtarë që klubi i vlerëson shumë.

Lojtarët kyç sikurse Mason Mount, Mateo Kovacic dhe N’Golo Kante ende kanë një të ardhme të paqartë, ndërsa klubi po shikon për të ulur pagat e tyre, bënë të ditur “Mirror”.

Po ashtu, nga Chelsea pritet të largohen edhe Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic, Conor Gallagher, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Hakim Ziyech.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025