Bllokohen cisternat e naftës “pa sigurim” nga Deti i Zi
Lexohet për: 2 min.
Turqia-flamuri
2 vite më parë
Linku u kopjua

Turqia do të vazhdojë të bllokojë cisternat e naftës, pa sigurimin e duhur, që kalojnë transit nëpër ngushticat turke në tregjet globale, njoftoi sot autoriteti detar i Turqisë, duke theksuar sanksionet e fundit të BE-së dhe shqetësimet për sigurinë.

“Rreth 15 cisterna transportuese të naftës, 11 prej tyre të destinuara për në portet e BE-së, janë aktualisht në pritje në Detin e Zi”, tha autoriteti, duke përmendur kufirin e çmimit të BE-së dhe masat shtesë të sigurisë nga Ankaraja.

Këtë javë BE-ja vendosi një kufi të çmimit prej 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës ruse në vendet e tjera. Anijet nuk do te mund të mbuloheshin nga sigurimi nëse nafta do të shitej mbi kufirin e 60 dollarëve.

“Turqia ka kërkuar garanci shtesë nga anijet që nga fillimi i muajit. Sigurimi duhet të mbulojë kalimin e anijeve përmes ngushticës së Bosforit dhe Dardanelit”, tha autoriteti detar në Twitter.

“Turqia nuk mund të rrezikojë, “asnjë katastrofë” në zonat e banuara, që mund të shkaktohet gjatë kalimit të ndonjë prej anijeve të sanksionuara”, tha autoriteti.

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, ndodhet në brigjet e Bosforit.

Autoriteti detar turk fajësoi kompanitë ndërkombëtare të sigurimit, për refuzimin e dokumenteve të duhura të sigurimit, një kërkesë e paraqitur nga Ankaraja.

“Anijet që transportojnë naftë bruto nuk do të lejohen të hyjnë veç e veç në Detin e Zi nga Egjeu, nëse nuk kanë dokumentet e sigurimit”, shtoi autoriteti, duke cituar një procedurë rutinë, në fuqi që nga viti 2002./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025