Blinken: Të respektohet urdhër-arresti për Putinin
Lexohet për: 2 min.
bbb
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken , u bëri thirrje të mërkurën të gjithë anëtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare që të  respektojnë urdhrin e arrestit të lëshuar nga gjykata për presidentin rus Vladimir Putin.

"Unë mendoj se kushdo që është palë në gjykatë duhet të përmbushë detyrimet e tij," tha Blinken.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se Putin kishte kryer qartazi krime lufte, duke shtuar se urdhër-arresti ishte i justifikuar.

Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat se forcat e saj kryen mizori gjatë pushtimit rus të Ukrainës dhe Kremlini e quajti vendimin e gjykatës "të pavlefshëm".

As Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtarë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, megjithëse Kievi i ka dhënë juridiksionin gjykatës për të ndjekur penalisht krimet e kryera në Ukrainë. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka forcën e saj policore dhe ekzekutimi i urdhër-arresteve i takon shteteve të saj anëtare.

Kujtohet se javën e kaluar, Gjykatës Penale Ndërkombëtare akuzoi Putinin për krim lufte për transportimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina në Rusi. Masa ligjore detyron 123 vendet anëtare të arrestojnë Putinin dhe ta transferojnë atë në Hagë për gjykim nëse ai shkel në tokën e tyre./ CNN.gr

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025