Blinken bisedoi me liderin palestinez, shpreh ngushëllime për jetët e civilëve të humbur
Lexohet për: 1 min.
Blinken
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi të martën me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas "për të shprehur ngushëllimet e tij më të thella për jetët e civilëve të humbur në shpërthimin në spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës.

Kjo u bë sot e ditur nga ana e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller përmes një deklarate për media.

“Sekretari shprehu mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për popullin palestinez, duke theksuar se terroristët e Hamasit nuk përfaqësojnë palestinezët apo aspiratat e tyre legjitime për vetëvendosje dhe të drejta të barabarta për dinjitet, liri, siguri dhe drejtësi”, thuhet në deklaratë.

Izraeli: Hamasi kryen sulme ajrore nga Gaza, gjithnjë e më shumë lëshime raketash të dështuara - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024