BKT Kosova është vlerësuar si Banka më e mirë për qëndrueshmëri nga tri (3) revista prestigjioze. Këto çmime njohin përkushtimin e palëkundur të BKT Kosova ndaj mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke afirmuar pozitën e saj si lidere të financave të qëndrueshme në tregun e Kosovës. Në vazhdën e këtyre çmimeve BKT Kosova sot ka publikuar edhe Raportin e pare të qëndrueshmërisë.
BKT Kosova është shpërblyer me këto çmime:
“Banka më e mirë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë 2024” nga Global Banking and Finance, dhe
“Banka më e mirë për qëndrueshmëri në Kosovë 2024” nga World Economic Magazine
Në përputhje me përkushtimin ndaj parimeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), BKT Kosova ka avansuar strategjinë e saj edhe në vitin 2023, me aktivitetet dhe arritjet që rezultuan me vlerësimet e mësipërme. Banka është krenare që ka zhvilluar dy produkte të reja të gjelbëra, përkatësisht Kredinë dhe Depozitën e Gjelbër, të dizajnuara për të mbështetur klientët e saj në tranzicionin e tyre drejt praktikave të qëndrueshme.
Për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin bankar të Kosovës, BKT Kosova bashkëpunon me institucione të nderuara ndërkombëtare duke nënvizuar angazhimin e saj të palëkundur për të shfrytëzuar ekspertizën dhe burimet globale. Roli pionier i bankës në digjitalizimin brenda industrisë bankare ilustron qasjen e saj proaktive ndaj inovacionit dhe efikasitetit. Për më shumë, BKT Kosova ka finalizuar borxhin e parë të varur të lidhur me qëndrueshmërinë (ang. sustainability-linked subordinated debt) në Kosovë, duke integruar qëndrueshmërinë në instrumentet e saj financiare dhe strukturën e kapitalit.
BKT Kosova është plotësisht e përkushtuar për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt qëndrueshmërisë, duke përafruar qëllimet e saj me kornizat ndërkombëtare dhe duke kontribuar për një të ardhme më të gjelbër.
Raporti i parë i qëndrueshmërisë i BKT Kosova është përpiluar dhe mbështetur nga Fondi për Energji të Gjelbërt (GGF) dhe Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), duke reflektuar përkushtimin e përbashkët për të nxitur menaxhimin mjedisor dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
BKT Kosova është bankë lidere në Kosovë, e njohur për zgjidhjet e saj inovative bankare dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë. Përmes iniciativave të saj strategjike dhe programeve të fokusuara në komunitet, BKT Kosova synon të nxisë rritjen ekonomike, zhvillimin shoqëror dhe ruajtjen e mjedisit.