Biznesmeni Gazmend Selmani ka ngritur shqetësimin e tij ndaj Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës lidhur me një tender. Ai ka shkruar në Facebook se kjo Agjenci 'qëllimisht, ia ka huq’ për krahasim dhe verifikim të ofertave dhe zgjedh për kontratë ofertën me çmim më të lartë, prej hiç më pak se 51.5% në raport me ofertën e kompanisë PBC.
Madje Selmani nga kompania PCB ka publikuar një dokument dhe ka përmendur edhe shumën e dëmit që mund të jetë shkaktuar ndaj pasurisë publike.
“Çka janë 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) euro dëm i pasurisë publike për merakli?! Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, qëllimisht, ia huqë fort për krahasim dhe verifikim të ofertave dhe zgjedh për kontratë ofertën me çmim më të lartë, prej hiç më pak se 51.5% në raport me ofertën e kompanisë PBC, e cila botërisht është e njohur për seriozitetin, kapacitetin profesional, konkurrueshmërinë dhe inovacionin që sjell tash e 20 vjet. Përgjigja meritore ndaj këtij qëllimi ka marrë rrugën e vetë”, ka shkruar ai në Facebook.