Për biznesmenin, Muharrem Salihun kanditatin shqiptar nga Italia për deputet në Parlamentin Evropian, zgjerohet gjeografia e takimeve dhe e mbështetjes së shqiptarëve. Ai ka thënë se ‘Do lobojmë për votën e diasporës, hapjen e konsullatave dhe kurseve të shqipes në gjithë territorin’.
“Jam Muharrem Salihu, në fletë votimin shënohem Marco, ashtu si më kanë shkruar në dokumentat e Serbisë ku jam lindur zyrtarisht, dhe për lehtësi, autoritetet zgjedhore kanë pranuar këtë zgjedhje”-i tha kandidati i vetëm shqiptar në listat e kandidatëve italianë për zgjedhjet europiane, mbi 100 të mbledhurve në mjediset e CNA, Parma, një shoqatë biznesi drejtuar nga ndërmarrësi dhe filantropi shqiptar Shpend Ndreu. Ky ishte vetëm takimi i tretë në Parma, i kandidatit shqiptar, me grupe interesi, individë të realizuar, në një komunitet si ai i rreth 6000 shqiptarëve të Parmës, ku kanë të drejtë votimi midis 2500 dhe 3000 vetëve.
Marco (Muharrem Salihu), tha para të pranishmëve se ishte dhuratë të gjendej para ndërmarrësve kryesisht shqiptarë, sepse “ne jemi njerëz që falë sakrificave kemi arritur shumë në jetë, dhe më vjen mirë që dhe ju në pak vite keni shkuar kaq larg”. Ai shpjegoi përbërjen e grupit të vet, duke shpjeguar posacërisht përbërësen e sigurisë në aeroporte ku bëjnë pjesë disa subjekte, si Bosch, Thales, Italsicurezza, Università di Verona, etj.
Ai premtoi se pasi të zgjidhet do të lobonte tek qeveria italiane që të amendamentonte Ligjin Bosi Fini, që i ndalon rinovimin e lejeve të qëndrimit atyre të huajve që mund të kenë bërë shkelje të vogla në territor, ndonëse të lindur në Itali. Po ashtu ai premtoi se sipas modelit tunizian, që ka frenuar trafikun klandestin në ujrat e veta, do të kërkonte që Italia ’'i ofronte kushte lehtësuese bizneseve shqiptare dhe atyre Italiane te vendosura ne Ballkan që shesin produktet e tyre në Itali dhe Evrope”. Shqipëria ka pozitë preferenciale ndaj qeverisë italiane, për shkak të vendimit për të strehuar disa qendra emigrantësh në Shëngjin, dhe kjo pozitë duhet shfrytëzuar për të kërkuar disa avantazhe. Muharrem Salihu, premtoi se do të kërkonte tek kryeministri Rama dhe forcat politike të Shqipërisë të mundësonin votën e diasporës në zgjedhjet nacionale, dhe po ashtu të zgjeronin rrjetin e konsullatave, e të hapnin shkollat shqipe dhe qendrat e kulturës në gjithë territorin italian.
Muharrem Salihu, vizitoi dhe monumentin e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, në një park publik të bukur në qendër të Parmës, së bashku me iniciatorët e tij. Ndërsa, takimet do të vazhdojnë.