Çmimi i Bitcoin u ngjit mbi 42 mijë dollarë të premten me një rritje ditore prej 5.7%, duke u rikuperuar fuqishëm nga humbjet e tij të mëdha në ditët e fundit.
Bitcoin u rrit në pothuajse 42.100 dollarë në orën 13:09, me një rritje prej 5.7%, pasi ra të hënën nën nivelin e 39.000 dollarëve për herë të parë në më shumë se shtatë javë.
Vlera totale e tregut të kriptomonedhave u rrit me më shumë se 4.3% në 1.62 trilion dollarë, sipas të dhënave nga CoinMarketCap, një ueb sajt digjital për përcjelljen e çmimeve të aseteve.
Bitcoin ra në 38.559 dollarë të martën, duke shënuar nivelin e tij më të ulët qe nga 2 dhjetori 2023 për shkak të zbehjes së optimizmit midis investitorëve që likuiduan pozicionet e tyre një javë pas miratimit të fondeve të tregtuara në shkëmbim Bitcoin (ETF).
Shitja në kriptomonedhën më të madhe në botë erdhi gjithashtu me raportet se pasuria e falimentimit e firmës së falimentuar të shkëmbimit të kriptove FTX shiti 22 milionë aksione në Grayscale Bitcoin Trust (GBTC) me vlerë 1 miliard dollarë.
Investitorët, përveç kësaj, vlerësohet të kenë shitur mbi 2 miliardë dollarë të GBTC, një nga ETF-të e para të Bitcoin në SHBA, që nga fillimi i janarit.