Bislimi zhvilloi takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile
Lexohet për: 2 min.
5.12.2022 ZvKm Besnik Bislimi (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zhvilloi takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile për muajin dhjetor.

Bislimi tha se takimi i sotshëm i radhës sektorial, në fushën e energjisë, është përzgjedhur bazuar në kërkesat e organizatave të shoqërisë civile, por edhe për atë se tashmë është imponuar si prioritare për këtë vit.

Përmes këtyre takimeve, synojmë përfshirjen e shoqërisë civile në konsultime drejtpërdrejtë me institucionet zbatuese në kuadër të reformave legjislative dhe të politikave, përpara se ato të vendosen në platformën për konsultime publike.

Ditën e sotme u bashkëbisedua mbi prioritetet nga Agjenda Evropiane e Reformave, sa i përket eficiencës së energjisë dhe objektivat mbi energjinë e ripërtëritshme për Kosovën. Pjesëmarrësit u ftuan të shfrytëzojnë konsultimet e rregullta në kuadër të nën-komiteteve të MSA-së si dhe platformën për konsultime publike.

“Kemi pasur takime shumë të mira në fushat e tjera si reforma e administratës publike, ambienti, shëndetësia, arsimi, çështjet e punësimit dhe ato sociale. Procesi i Integrimit Evropian, është aq kompleks dhe kërkues saqë kërkon mobilizimin e gjithë potencialit vendor, prandaj çdo ndihmë dhe kontribut është i mirëseardhur. Si Qeveri, llogarisim në përkrahjen e akterëve të shoqërisë civile, në arritjet sektoriale e jo vetëm, meqenëse para përfundimit të këtij viti, do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Bislimi.

“Ne i shohim akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e Integrimit Evropian, ku secila palë ka rolin e vet dhe mund të jap kontribut në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave”, shtoi ai.?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024