Bislimi takoi Nissinen: Ka fakte se sulmi i 24 shtatorit u organizua nga Beogradi zyrtar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se tashmë ekzistojnë prova të mjaftueshme që sulmi i 24 shtatorit në veri ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është organizuar nga Beogradi zyrtar.

Në një takim me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, numri dy i ekzekutivit ka theksuar se skenari ka qenë i pagatitur me qëllim që të destabilizojë Republikën e Kosovës.

“Nga prezenca e organizimi i sulmit terrorist nga Milan Radojçiq, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë, strehimi i terroristëve në Serbi dhe glorifikimi i tyre. Pamjet e publikuara ditën e djeshme dhe armatimi i konfiskuar tregojnë për planifikimin e skenarin e përgatitur nga Serbia. Ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Republikës së Kosovës”, është theksuar në komunikatën e qeverisë.

Në takim u bisedua edhe mbi perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Bislimi ka theksuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjes së reformave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024