Bislimi: Rregullorja e BQK-së hyn nesër në fuqi
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Qeverisw sw Kosovws, Besnik Bislimi deklaroi se nga nesër hyn në fuqi Rregullorja e BQK-së që rregullon transaksionet me para të gatshme. Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë nuk e kontestojnë që euro ka qenë dhe vazhdon të jetë e vetmja valutë zyrtare në përdorim. Në konferencë për media, ai theksoi se do të ketë periudhë tranzitore që do të përcillet me edukim dhe informim të qytetarëve të Kosovës.

Ai të mërkurën u shpreh se Qeveria e Kosovës është e vendosur që zbatimi i ligjshmërisë në secilën pjesë të Kosovës të jetë i pakushtëzuar dhe i pakompromis. Bislimi theksoi se janë të përkushtuar që periudhat eventuale tranzitore të sigurojnë që qytetarët të adaptohen sa më shpejt, lehtë dhe pa dëmtime.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet t’i frikësohet rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Ai shtoi se kjo rregullore nuk e ndalon,  lejon e as merret me dinarin serb. Tutje, u shpreh se dinari serb nuk ka qenë i lejuar e as më herët.

Tutje, u shpreh se e vetmja brengë e partnerëve ndërkombëtarë ka të bëjë me “domosdoshmërinë që përshtatjen eventuale të operimit nën ombrellën e ri të rregullave, ata qytetarë që kanë pranuar dhe vazhdojnë të pranojnë transfere nga Republika e Serbisë, të kenë pak më shumë kohë në dispozicion dhe të jenë të informuar më mirë”.

Megjithatë, Bislimi theksoi se nuk do të ketë penalizime, por informim, edukim të masës dhe biseda të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të asaj të Serbisë.

Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nga nesër do të ketë një fushatë edukimi dhe informimi, në mënyrë që bizneset të formalizohen.

Murati shtoi një pjesë e madhe e bizneseve deri më tani kanë operuar në mënyrë informale në katër komunat në veri. Sipas tij, ekziston zyra e ARBK-së në Komunën e Leposaviqit, ku do të mundëoshet regjistrimi i bizneseve. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024