Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në konferencë për media pas takimit me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak, tha se kanë biseduar për masat ndeshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Bislimi tha se masat duhet të largohen dhe se procesi i dialogut duhet të ndahet nga ai i integrimit.
Ai shtoi se në procesin e dialogut, Kosovë është palë.
Në anë tjetër, ministri çek Marin Dvorak tha se Çekia ëahtë aleati më i afërt për Kosovën. Ai tha se ka shumë për të bërë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë me detyrat e shtëpisë së Kosovës.
Tutje, ministri Martin Dvorak përmendi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, për çka theksoi mbështetjen e Çekisë.
"Çekia bazhdon të jetë një mik i afërt për Kosovën. Integrimet e mëtutjeshme të Kosovës në BE janë të lidhura ngushtë me dialogun me Beogradin”, tha Dvorak.