Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadorin Nicholas Abbott
Lexohet për: 1 min.
6.2.2024 ZKM (1) (002)
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se gjatë bashkëbisedimit në këtë takim miqësor e të përzemërt, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Nga ana e tij, ambasadori Abbott shtoi se ndjehet krenar për kontributin që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës ndër vite, duke veçuar doganën dhe ATK-në”, thuhet në komunikatë.

Në vijim palët diskutuan dhe rreth çështjeve të aktualitetit dhe situatës në vend dhe rajon.

Në fund duke e falënderuar për partneritetin dhe bashkëpunimin, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi ambasadorit Abbott suksese të mëtejme në angazhimet e tij të radhës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024