Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përmendur “pesë siguresa” që vetëmenaxhimi nuk është “Zajednicë”. Ai ka deklaruar se ka dakordim të plotë në Bruksel që përmes këtyre kritereve të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti që propozohet. Bislimi, në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme, shtoi se gjatë muajit mars janë 722 vetura që janë konvertuar në targa “RKS”.
Bislimi tha se janë pesë kritere që sipas tij vetëmenaxhimi, i përmendur në marrëveshjen e arritur në Bruksel e më pas në aneksin për zbatimin e tij në Ohër, nuk ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Bislimi tha se nuk është as kërkesë e ndërmjetësuesve që statusi i Kishës Ortodokse të zgjidhet në mënyrë joligjore, por të ndodhë formalizimi i statusit të saj.
Deputetja Time Kadriaj ka pyetur në lidhje me garancinë që ka marrë Kosova se Serbia nuk do të lobojë kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Në raportimin e tij para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme, Bislimi shtoi se elektroserveri nuk është lejuar nga Beogradi për të nënshkruar kontratën.
Heqja e asteriskut nga marrëveshja ka përplasur deputeten Doarsa Kica-Xhelili me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Më tej, Bislimi ka njoftuar se gjatë muajit mars, mbi 700 vetura janë shndërruar në targa RKS.
Derisa edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka replikuar me Bislimin, ky i fundit është larguar nga salla ku po raportonte në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Për këtë është thënë se ai duhet të shkojë në seancën plenare.