Biserko mbështet propozimin e Kurtit për gjykatë të posaçme për krimet me snajper në Bosnje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Biserko mbështet propozimin e Kurtit për gjykatë të posaçme për krimet me snajper në Bosnje
23/02/2026 - 11:59
Linku u kopjua

Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka vlerësuar si domethënës propozimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për krijimin e një gjykate të posaçme që do të hetonte dhe gjykonte vrasjet e civilëve nga snajperët gjatë rrethimit të Sarajevës, shkruan “Slobodna Bosna”, transmeton KosovaPress.

Ndonëse shanset për themelimin e një gjykate të re ndërkombëtare janë të vogla, sipas Biserkos, iniciativa tregon se çështja e drejtësisë për krimet e kryera në Bosnjë e Hercegovinë, gjatë viteve ’90 mbetet e hapur dhe se kujtesa për viktimat vazhdon të jetë pjesë e debatit publik dhe politik në rajon.

"Vuçiç ishte në varrezat hebraike ndërsa Sarajeva po qëllohej, dhe 'Safari i Sarajevës' vërteton degradimin e plotë moral të presidentit serb… Mendoj se shanset për një gjykatë të re ndërkombëtare janë të vogla, por vetë ideja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është domethënëse sepse tregon se lufta e viteve nëntëdhjetë nuk ka mbaruar shoqërisht”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar vrasjen e civilëve boshnjakë me snajper në vitet e 90-ta. Sipas tij, thuhet se rol në “Sarajevo safari” ka pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku për një shumë të hollash nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë.

Hetimi italian për 'Sarajevo Safari' filloi më 9 shkurt 2026, me dëgjimin e një italiani të dyshuar për pjesëmarrje në të, ndërkaq Biserko në intervistën për “Slobodna Bosna” tha se nuk e di nëse mund të ketë dëshmitarë nga Serbia për shkaqe të sigurisë.

“Është e mundur që të ketë dëshmitarë, por mbetet një pyetje e hapur nëse ata janë mjaftueshëm të guximshëm për të dalë përpara.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026