Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se është e nevojshme të rinovohen bisedimet e paqes në Ukrainë, por Moska zyrtare sipas tij do të bisedojë vetëm me “liderët legjitimë në Kiev”.
Ai këto komente i bëri pas takimit me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko sot në Minsk.
Mandati pesëvjeçar i presidentit ukrainas ishte menduar të përfundonte më 20 maj, por Zelensky nuk mbajti zgjedhje të reja presidenciale për shkak të luftës me Rusinë. Legjislacioni ukrainas ka ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje të jashtëzakonshme që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.
Zelensky hodhi poshtë parakushtet e vendosura nga Rusia për bisedimet, duke përfshirë lejimin e Rusisë për të mbajtur territorin e pushtuar nga forcat e Kremlinit qe nga pushtimi i shkurtit 2022.