Bimët më të mira kundër lagështisë së ajrit në shtëpi
Lexohet për: 3 min.
spider-plant
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njerëzit kalojnë 93 përqind të kohës së tyre në ambiente të brendshme, ndaj ruajtja e një temperature ideale është e rëndësishme për një jetë të shëndetshme.

Lagështia krijon terrenin e duhur për bakteret dhe mykun dhe mund të shkaktojë dëme të shumta në shtëpi.

Nëse jetoni në ambiente të lagështa, atëherë mund të përjetoni disa simptoma të padëshiruara si lëngëzim të syve, kollë, tështima, kruarje, lodhje, marramendje dhe infeksion në rrugët e frymëmarrjes.

Shumë studime thonë se ka një lidhje të fortë mes nivelit të lagështisë në shtëpi dhe ndjenjës së lumturisë, mirëqenies dhe shëndetit fizik.

Bimët Më Të Mira Kundër Lagështisë

Nëse dëshironi të keni nivele të pranueshme lagështie në shtëpinë tuaj, atëherë sigurohuni që të keni këto bimë interesante e të dobishme.

Fieri

Bëhet fjalë për një bimë shumë tërheqëse dhe ekzotike që shërben për të ruajtur natyralisht ekuilibrat e lagështisë. Emri latin Nephrolepis exaltata.

Në këtë mënyrë, kjo bimë  ruan nivelet e lagështisë dhe e bën shtëpinë shumë më të rehatshme, me ajër të pastër dhe pa toksina.

Kjo bimë mund të mbillet shumë lehtë në vazo dhe të ruhet në vend me ndriçim të plotë.

Gjethet duhen spërkatur me ujë në mënyrë të rregullt.

Bima merimangë

Një tjetër bimë miqësore me ambientet tuaja të brendshme.

Ajo rritet lehtë, është e bukur, me gjethe të varura që arrijnë të largojnë 90 përqind të toksinave në ajër në vetëm 2 ditë.

Bima merimangë ndihmon edhe në përthithjen e monoksidit të karbonit.

Gjethet rriten shumë shpejjt dhe përthithin substancat e dëmshme si myku apo lëndët që shkaktojnë alergji.

Zambaku i paqes

Zambaku i paqes është një bimë që ndihmon në uljen e nivelit të lagështisë duke pastruar ajrin nëpërmjet gjetheve të saj.

Zambaku i paqes është një bimë që rritet lehtë dhe kërkon pak përkujdesje apo rreze dielli.

Këtë bimë mund ta mbani edhe në zonën e banjës për të shmangur zhvillimin e mykut dhe përthithur aromat.

Zambakun e paqes duhet ta mbani larg fëmijëve ose kafshëve shtëpiake sepse është një bimë toksike për konsum.

Dredhka ose Hedera

Kjo bimë me emrin botanik Hedera helix pastron ajrin edhe nga toksinat që lëshojnë tapiceritë, mobiljet apo solucionet e pastrimit si dhe mykun.

Kjo bimë kërkon sasi minimale të ndriçimit nga dielli.

Atë mund ta mbani në një vazo të varur ose në vende të larta.

Palmat

Bimët si Palma Zonjë, Palma e Verdhë  ose Palma Flutur arrijnë të përthithin lagështinë nëpërmjet gjetheve të tyre.

Palma largon çdo lloj toksine që lëshohet në ajër dhe mund të mbijetojë edhe me pak dritë, përsa kohë e ujisni rregullisht.

Këtë bimë duhet ta mbani pranë mobiljeve ose tapicerive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024