Çmimet e biletave të transportit publik janë rritur që nga viti i kaluar, kur është ngritur çmimi i naftës, ndërsa tani, me zbritjen e naftës, nga kompanitë e autobusëve deklaruan se nuk ka diskutim për zbritje të biletave.
Shoferët e autobusëve u shprehën se ulja e çmimit të biletave për udhëtarë mund t’i dërgojë edhe në falimentim për shkak se siç thanë, kalojnë kilometra të shumta rrugore, por kanë edhe shpenzime të tjera që duhet t’i mbulojnë.
Ai theksoi se çmimet aktuale të biletave nuk janë të mjaftueshme për shpenzimet e kompanisë së udhëtimit, derisa u shpreh se shteti duhet t’ju ndihmojë.
Të njëjtin mendim e ka edhe shoferi Albin Kastrati nga kompania e transportit “Mens”, i cili tha se çmimi i biletave nuk është edhe shumë i mirë për kushtet në të cilat punojnë si transportues.
Ndërsa, pensionisti nga Kamenica Faik Matushi tha se çdo qytetar duhet të ketë një kartelë si lehtësim për pagesë, sikur në shtetet evropiane për shkak që çmimi i biletave është i lartë, sidomos për pensionistë, që kanë edhe shpenzime në barna.
Studentja Nita Ukaj, e cila udhëton nga Vushtria për në Prishtinë u shpreh se biletat nuk janë shumë të shtrenjta. Ajo pati një kërkesë që biletat vetëm të mos shtrenjtohen.
Kujtojmë që, në muajt e fundit, në Kosovë çmimi i naftës ka shënuar ulje./KosovaPress