Bikinit dalin për herë të parë në shitje para 76 vjetësh
Lexohet për: 1 min.
bikin
2 vite më parë
Linku u kopjua

Më 5 korrik 1946, bikinit dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë.

Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve.

Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe.

Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti  “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini.

Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024