Në tregun e Kosovës çmimet e derivateve këto ditë kanë shënuar rënie. Çmimi mesatar për një litër naftë sot (të enjten) është tregtuar 1.23 euro dhe për benzinë 1.31 euro.
Pas një shtrenjtimit të madh prej gati 2 euro për një litër naftë që kishte ndodhur vitin e kaluar, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka deklaruar për KosovaPress se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 vitesh.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie dhe trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte 1 euro për naftë dhe 1.15 euro për benzinë”, thotë ai.
Në anën tjetër, Berjani thotë se nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet, dhe të gjithë sektorët tjerë të reflektojnë në shportën e qytetarit për të qenë më e lirë.
Çmimet mesatare në rajon:
Kosovë
Shqipëri
Dizel - 1.59 €/lit, benzinë 1.60 €/lit
Dizel - 1.57 €/lit, benzinë1.59 €/lit
Mal i Zi
Bosnje e Hercegovina
Dizel 1.27 €/lit, benzinë 1.27 €/lit
Dizel - 1.15 €/lit, benzinë 1.31 €/lit
Slovenia
Kroacia
Dizeli 1.57€/lit, benzinë 1.58€/lit