Bie numri i çifteve të kurorëzuara në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bie numri i çifteve të kurorëzuara në Kosovë
ASk
01/07/2025 - 15:34
Linku u kopjua

Në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), janë regjistruar shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tri (17 mijë 863) kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatë dhjetë e pesë (16 mijë e 75) kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse jashtë Kosoves janë regjistruar gjithsej një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (1 mijë e 788) kurorëzime, transmeton KosovaPress.

Krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara në total (brenda dhe jashtë Kosovës) në vitin 2024 ishte më i vogël për gjashtëqind e tridhjetë (630), ose tre pikë katër për qind (3,4%).

“Numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara brenda Kosovës në vitin 2024 ishte më i vogël për 903, ose 5,3% krahasuar me vitin 2023, përderisa numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara jashtë Kosovës në vitin 2024 shënoi rritje për 273 ose 18,0% krahasuar me vitin 2023’, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së, numri më i madh i rasteve të kurorëzimeve është regjistruar te grup-moshat 25-29 për meshkuj me gjithsej 5 mijë e 27 kurorëzime, ose 31,3 për qind, ndërsa tek femrat grup-mosha 20-24 me gjithsej 4 mijë e 986 kurorëzime, ose 31 për qind e rasteve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026