Bie nga ndërtesa, vdes gruaja në Fushë Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bie nga ndërtesa, vdes gruaja në Fushë Kosovë
Policia e Kosoves - logo - - ilustrim
06/06/2026 - 15:03
Linku u kopjua

Një viktimë femër, ka rënë sot nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.

E njëjta, nuk ka përballuar lëndimet dhe ka vdekur.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti, për KosovaPress tha se Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë  në rrugën Abedin Sogojeva në Fushë Kosovë. Viktima (femër) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, tha Ahmeti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026