Anulohet tubimi i paralajmëruar para selisë së LDK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Anulohet tubimi i paralajmëruar para selisë së LDK-së
LDK-jaa
19/07/2026 - 18:00
Linku u kopjua

Është anuluar tubimi që ishte paralajmëruar të mbahej sot në orën 17:00 para zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në një njoftim për media bëhet e ditur se vendimi është marrë me kërkesë të autoriteteve të LDK-së dhe me qëllim të mbarëvajtjes së rregullt të procesit.

“Ju njoftojmë se, me kërkesë të autoriteteve të LDK-së dhe në funksion të mbarëvajtjes së rregullt të procesit, kemi marrë vendim për anulimin e tubimit të paraparë për sot, në ora 17:00, para zyrave të LDK-së”, thuhet në njoftimin e një grupi në Facebok i quajtur “Lidhja me Popullin” që paralajmëroi protestë në mbrojtje të Lumir Abdixhikut, pas dërgimit të nënshkrimeve për shkarkimin e tij.

Po ashtu, organizatorët kanë bërë thirrje që procesi të zhvillohet në frymë demokratike, me transparencë dhe duke respektuar vullnetin e elektoratit të LDK-së.

“Njëkohësisht, bëjmë thirrje që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë demokratike, transparente dhe duke respektuar vullnetin e elektoratit të LDK-së për një LDK unike, të bashkuar dhe të fortë”, thuhet në njoftim.

KosovaPress dy javë më parë ka raportuar ekskluzivisht se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, po e udhëheq këtë proces, duke vizituar degët e LDK-së në nivel vendi për të kërkuar nënshkrimet e delegatëve për votëbesimin ndaj Abdixhikut.

Kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut po vjen pas pakënaqësive brenda kësaj partie për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026