Rënia e interesimit për të blerë dhe lexuar libra po konsiderohet se është trend në rritje. Derisa po vlerësohet se teknologjia është bërë “armiku”, më i madh i librit.
Autoret dhe shtëpitë botuese tregojnë se me kalimin e kohës po bie kurioziteti i qytetarëve për të blerë dhe lexuar vepra.
Disa nga shtëpitë botuese dhe autorët ankohen për numrin e vogël të vizitorëve.
Dritë Ruhani nga shtëpia botuese “Morena”, në një prononcim për KosovaPress, tha se për dallim të panaireve që janë mbajtur viteve të kaluara, kësaj herë qarkullimi i qytetarëve ka qenë më i dobët.
Edhe autori i disa librave për fëmijë, Fatmir Gjestila derisa pohoi se trendi i rënies së numrit të lexuesve është në rënie, potencoi teknologjinë si konkurrentin më të fuqishëm të librit.
Ai theksoi se mësimdhënësit duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që t’i zgjojnë fëmijëve dëshirën për të lexuar.
Por pavarësisht këtij fakti, ende ka fëmijë të cilët e duan leximin. Liza Zeneli tregoi se nga janari i këtij viti deri më tani ka lexuar rreth 50 libra.
“Uma dhe përgjigja e të gjitha pyetjeve”, është titulli i librit për të cilin ajo tha se po e pëlqen më shumë kohëve të fundit.
Edicioni i 24-të i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK), do të jetë i hapur deri më 9 qershor , në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. /Z.Zeneli/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...