Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për tremujorin e tretë 2023, i cili bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.
Në tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi i input 1 ka rënie për 11.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë 2022. Ndërsa, indeksi i Input 2 ka rritje 4,3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.
Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për Indeksin e Çmimeve të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (input 2).
Ndërsa, sa i përket input 2, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punë të tjera, përveç përmirësimit të tokës).
Dogana zbulon 65 mijë euro gjatë tentimit për t’u futur ilegalisht në Kosovë - KosovaPress