Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se lideri rus Vladimir Putin është befasuar kur ka zbuluar se ai nuk ka mundur të ndajë aleatët e NATO-s në reagimin e tyre ndaj pushtimit të tij në Ukrainë.
Biden ka folur gjatë një udhëtimi në kryeqytetin polak Varshavë, ku është takuar me ministrat e qeverisë ukrainase, si dhe me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.
Ai thotë gjithashtu se historia ka treguar rëndësinë që SHBA të mos qëndrojnë mënjanë gjatë konfliktit në Evropë.
“Ne kemi mësuar nga përvoja e trishtuar në dy luftëra botërore, kur kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Evropë, ajo na ndjek gjithmonë në Shtetet e Bashkuara. Kështu që unë kam thënë për një kohë të gjatë, si senator që vizitova këtu dhe anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, si zëvendëspresident dhe tani si president, se stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara për sa i përket interesit tonë, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën”.