Presidenti amerikan, Joe Biden është infektuar me koronavirus dhe ka simptoma të lehta, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësja e tij për media, Karine Jean-Pierre, ka thënë se presidenti amerikan është i vaksinuar dhe ka dozë përforcuese kundër virusit që shkakton sëmundjen COVID-19.
Përmes një postimi në X – i njohur më parë si Twitter - Biden i ka falënderuar të gjithë për urimet për shërim të shpejtë, ndërsa ka thënë se do të vazhdojë të punojë për popullin amerikan.
Presidenti amerikan, 81-vjeçar, është parë të mërkurën duke vizituar mbështetësit në Llas Vegas dhe ka mbajtur një fjalim aty.
Infektimi i tij vjen në kohën kur Biden po përballet me presion në rritje për të hequr dorë nga gara për një mandat të dytë presidencial, për shkak të moshës që ka.
Thirrjeve të 19 ligjvënësve demokratë për tërheqje të Bidenit nga gara për president i është shtuar të enjten edhe ligjvënësi nga Kalifornia, Adam Shiff, i cili po kandidon për Senatin amerikan.