Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që synon të sanksionojë kolonët hebrenj që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Urdhri i Biden krijon një sistem për vendosjen e sanksioneve financiare dhe kufizimeve të vizave kundër individëve që zbulohet se kanë sulmuar ose frikësuar palestinezët ose kanë sekuestruar pronat e tyre”, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Udhëheqësi amerikan dhe zyrtarë të tjerë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Izraeli duhet të veprojë për të ndaluar dhunën nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Bregu Perëndimor, ndër territoret ku palestinezët kërkojnë shtetësinë së bashku me Gazën, ka përjetuar një rritje të dhunës në muajt e fundit. /Sky News