Biden dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet për armëpushim në Gazë
Bota
Lexohet për: 3 min.
Biden Neatanyahu
6 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, kanë biseduar me telefon - në javën e fundit të Bidenit në detyrë - në kohën kur fliten mundësitë për një armëpushim në Gazë dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Izraeli dhe Hamasi po bëjnë përparim, por pasiguria mbetet mbi aspektet kryesore të marrëveshjes së mundshme, raporton BBC.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden diskutoi "rrethanat rajonale të ndryshuara rrënjësisht" pas armëpushimit të Izraelit me Hezbollahun në Liban, rënies së regjimit të Asadit në Siri dhe dobësimit të fuqisë së Iranit në rajon.

Zyra e Netanyahut tha se ai e kishte informuar Bidenin mbi udhëzimet që ai u kishte dhënë negociatorëve të lartë në Doha "në mënyrë që të avanconte lirimin e pengjeve".

Gjatë thirrjes të së dielës, e cila ishte e para që u shpall publikisht që nga tetori, Biden "theksoi nevojën e menjëhershme për një armëpushim në Gazë dhe kthimin e pengjeve me një rritje të ndihmës humanitare të mundësuar nga ndalimi i luftimeve sipas marrëveshjes".

Ai erdhi një ditë pasi Netanyahu dërgoi një delegacion të lartë izraelit të sigurisë për negociata indirekte në kryeqytetin e Katarit të ndërmjetësuara nga Katari, zyrtarë amerikanë dhe egjiptianë.

Mediat izraelite raportuan se Netanyahu po takohej me anëtarët e kabinetit të tij që kundërshtojnë një marrëveshje armëpushimi për t'i bindur ata të mos japin dorëheqjen.

Të shtunën, i dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff u takua me kryeministrin izraelit mes përpjekjeve për të arritur një marrëveshje përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur më 20 janar.

Të enjten e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se një marrëveshje ishte "shumë afër" dhe se ai shpresonte ta "kalonte atë" përpara se Trump të merrte detyrën. Çdo marrëveshje do të bazohej në propozimet që Biden bëri në maj, shtoi ai.

Megjithë aktivitetin e dukshëm të rritur, mungesa e qartësisë për disa çështje kyçe – duke përfshirë nëse një armëpushim fillestar do të çojë në një armëpushim të përhershëm dhe nëse ushtria izraelite do të pranojë të tërhiqet plotësisht nga Gaza – ende mbetet.

Hamasi sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023 duke vrarë rreth 1200 njerëz - kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë, shkruan KosovaPress. Rreth 100 prej tyre janë ende brenda Gazës.

Izraeli, si kundërpërgjigje, nisi ofensivën ushtarake në Gazë për të shkatërruar Hamasin.

Sipas autoriteteve palestineze, lufta ka vrarë mbi 43.000 palestinezë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025