Betimi i kryetarit në veri, Policia: Situata kaloi pa incidente
Lexohet për: 2 min.
policia-e-Kosoves-1-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se betimi i kryetarit të veriut të Mitrovicës ka kaluar qetë dhe pa incidente.

Institucioni i sigurisë kishte bërë planifikimet për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e qetësisë publike si dhe mundësimin e ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave veriore.

https://kosovapress.com/admin/betimi-i-kryetareve-te-rinj-ne-veri-quint-i-palet-te-permbahen-nga-veprimet-qe-ndezin-tension/

Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka bërë planifikimet e saja për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës”, është bërë e ditur në komunikatën e Policisë.

https://kosovapress.com/admin/hovenier-per-kryetaret-ne-veri-te-shmanget-forca-per-hyrje-ne-objektet-komunale/

Policia ka konfirmuar se situata ka kaluar pa ndonjë incident.

Situata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët pa dallim dhe njëherit vazhdon t’i inkurajojë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, për çdo rast që ndërlidhet me sigurinë dhe rendin publik”, është thënë ndër të tjera në komunikatë.

Në një seancë solemne në ambientet e Komunës në veri të Mitrovicës, ka dhënë betimin kryetari i ri, Erden Atiq.

E veçanta e kësaj ishte flamuri shtetëror i Kosovës, i cili është vendosur për herë të parë në këtë objekt.

Gjithçka ka kaluar pa incidente, ndërsa përreth objektit të Komunës është parë prezencë e shtuar e forcave të sigurisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025