Besnik Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Besnik Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë
besnik tahiri
01/05/2026 - 22:42
Linku u kopjua

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili vlerësoi qëndrimin e Tahirit në raport me kërkesat e punëtorëve të sektorit privat.

Tahiri tha se gjendja e rëndë e punëtorëve të këtij sektori dhe diskriminimi ndaj tyre janë çështje që ai i ka ngritur vazhdimisht në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri ka theksuar se qëndrimet e tij për sektorin privat nuk burojnë nga interesa personale apo komunikime formale me sindikatën, por nga bindja se punëtorët e këtij sektori meritojnë përfaqësim të drejtë dhe trajtim të barabartë.

“E kam bërë këtë sepse e besoj thellë se është një qëndrim i drejtë dhe i përgjegjshëm. Dhe do ta bëj sërish, pa hezitim”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka vlerësuar se punëtorët e sektorit privat janë shtylla kryesore e ekonomisë së vendit, duke kontribuar drejtpërdrejt edhe në funksionimin e sektorit publik.

Sipas Tahirit, kjo kategori për një kohë të gjatë ka mbetur në hije, pavarësisht rolit të madh që ka në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në fund, ai ka falënderuar kryetarin e sindikatës, Jusuf Azemi, për, siç tha, guximin për ta thënë të vërtetën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026