Besim Mulaj takon gratë e vajzat e Forumit të Gruas të LDK-së në Banjë e Gurrakoc
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Besim Mulaj takon gratë e vajzat e Forumit të Gruas të LDK-së në Banjë e Gurrakoc
3 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj ka thënë se mbështetja për gruan me Lumir Abdixhikun kryeministër do të bëhet realitet.

Ai gjatë takimit me gratë dhe vajzat e Forumit të Gruas të LDK-së në Banjë dhe Gurrakoc të Istogut, ka deklaruar se Lumir Abdixhiku ka dëshmuar lidership të fortë dhe vendosmëri për ta çuar Kosovën përpara.

“Ishte një kënaqësi të diskutoja me këto gra të jashtëzakonshme, të cilat janë jo vetëm shtylla të familjeve të tyre, por edhe forca e së ardhmes së vendit tonë. U ndamë me bindjen e përbashkët se LDK ka programin më të mirë zgjedhor, një vizion të qartë për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe shtet të së drejtës. Unë jam i bindur se me mbështetjen e qytetarëve, ndryshimi i duhur është i pashmangshëm”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

Ai ka falënderuar pjesëmarrësit për energjinë dhe besimin në LDK, duke thënë se bashkë, me besim dhe vendosmëri do të sjellin ndryshimin.

#BëhuNdryshimi #LDK124 #NR79 #Lumir2025

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025