Besim Mulaj: Panik nga humbja, ambasadori Berishaj dyshohet për manipulim me votat e diasporës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 3 min.
Besim Mulaj: Panik nga humbja, ambasadori Berishaj dyshohet për manipulim me votat e diasporës
3 orë më parë
Linku u kopjua


Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj ka deklaruar se tendenca për të manipuluar me votat e diasporës nga ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, nuk është asgjë tjetër veçse shenjë paniku nga humbja e madhe që e pret Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në ikje Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Besim Mulaj ka shkruar se “kur vota nuk mund të fitohet me mbështetje të sinqertë, atëherë provohet të sigurohet përmes skemave të dyshimta, por gjithçka ka një kufi.”

“Martin Berishaj, i përfolur më herët për përfshirje në afera energjetike dhe transaksione të dyshimta financiare, tani del në dritë si i përfshirë edhe në manipulime zgjedhore. Kjo vetëm sa e konfirmon atë që dihet tashmë: njerëzit që kanë shfrytëzuar pushtetin për përfitime personale nuk ndalen vetëm me një skandal, por e vazhdojnë rrugën e tyre të errët sa herë që ndihen të rrezikuar”, ka shkruar Mulaj.

Për më tepër, Mulaj thotë se përpjekja për të ndikuar në votën e diasporës nuk është vetëm një shkelje ligjore, por edhe një fyerje për qytetarët që jetojnë jashtë dhe që e marrin me shumë seriozitet të drejtën e tyre demokratike.

Keqpërdorimet e mundshme në transportimin e votave në diasporë, deklarohen Prokuroria e KQZ-ja • KosovaPress

“Këta qytetarë, të cilët kontribuojnë ekonomikisht dhe me përkrahje për Kosovën, nuk mund të përdoren si instrumente politike nga ambasadorë të dërguar për të shërbyer jo popullin, por pushtetin”, ka thënë ai.

Mulaj thotë se paniku është i qartë për Lëvizjen Vetëvendosje, pasi zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë më një garë për fitore, por betejë për mbijetesë politike për ata që menduan se do të sundojnë përjetësisht.

“Sa më shumë të afrohet momenti i verdiktit nga qytetarët, aq më shumë do të shohim skandale të tilla, që në vend se të ndalin humbjen, vetëm sa e përshpejtojnë atë. Prandaj, është koha për ndryshim të vërtetë! Votoni Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 124 dhe më mbështesni mua me numër 79. Vota juaj është zëri për një të ardhme më të mirë!”, ka porositur Mulaj.
#BëhuNdryshimi #LDK124 #NR79

"Artikull i sponsorizuar - zgjedhjet"

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025