Besim Mulaj në Trubohoc të Istogut: LDK e përgatitur për ndryshimin që kërkon Kosova
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
3 orë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj së bashku me kryetarin e Istogut Ilir Ferati dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë kanë mbajtur sot një takim me qytetarët në odën mikpritëse të familjes Blakaj në Trubohoc.
Mulaj ka thënë se në këtë takim u diskutua mbi rëndësinë e një qeverisjeje që vendos qytetarin dhe mirëqenien e tij në qendër.
“Kosova ka nevojë për një udhëheqje me vizion të qartë dhe LDK-ja është e përgatitur të sjellë ndryshimin që kërkon vendi ynë”, ka thënë ai.
Mulaj ka potencuar se programi zgjedhor i LDK-së është i bazuar në profesionalizëm, transparencë dhe mirëqeverisje, dhe si tillë reflekton prioritetet e qytetarëve dhe për të ardhmen e vendit.
“Jam i bindur se, me mbështetjen tuaj, do të ndërtojmë një Kosovë të denjë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Faleminderit fshatit Trubohoc, për mikpritjen dhe çdo qytetari që ndau mendimin e tij. Besimi për ndryshim është hapi i parë drejt suksesit – sepse pa besim s’ka ndryshim! #BëhuNdryshimi#ldk124#LDK#NR79”