Besim Aliu nga IHMK jep këshilla se si të mbrohemi nga i nxehti
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat e larta që janë duke mbizotëruar në Kosovë do të vazhdojnë edhe për disa ditë.

Sipas Besim Aliut, kjo situatë u krijua si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga jugu.

Ai, madje ka dhënë edhe disa këshilla se si të mbrohemi nga temperaturat e larta.

“Kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta.  Përdorni sa më shumë ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba  me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri. Të mos konsumojmë ushqime të fërguara, më shumë yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shumë ujë të thjeshtë , pemë dhe perime. Jemi në dritën e verdhë sa i përket këtyre vlerave të larta të temperaturave, mirëpo në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijoj kushte edhe për alarm të kuq, sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut {37C}, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”, ka thënë Besim Aliu.

Ali, ka theksuar se sipas mundësive, të frekuentohen vendet  me lartësi, pyjet, kodrinat , dhe aty ku ka më shumë qarkullim të ajrit të freskët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024