Besa Ismaili: Kurti ka fantazuar kur thoshte se dialogu nuk është prioritet
Lexohet për: 2 min.
Besa Ismaili
3 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-deputetja e PDK-së Besa Ismaili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel, në mesin e vizitës së emisarëve Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar sot në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Ismaili ka shkruar se vizita e sotme e emisarit evropian dhe atij amerikan do të tregojë se paaftësia për dialog të Kurtit për ta shitur atë si epërsi, sot bien në ujë.

“Kryeministri Kurti ka fantazuar kur ka menduar se edhe mund të qëndroj në pushtet edhe të mos përgatitet për dialog dhe të mos konsolidojë pozicion të Kosovës karshi çështjeve kushtëzuese në Bruksel, kur e ka fituar me votë besimin e shumicës së votuesve në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Edhe Kurti ka fantazuar kur thoshte dialogu nuk është prioritet

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot në Prishtinë.

Është dita kur përballen në një anë, kryeministri Kurti dhe dialogu i tij jo prioritar si sjellje numerike, pa plan, pa objektiv dhe përgjegjësi dhe qëndrimi i unifikuar amerikan dhe evropian karshi dialogut, në anën tjetër.

Paaftësia për dialogim dhe përpjekjet populliste të Kurtit për ta shitur atë si epërsi siç proklamonte, sot bien në ujë. Por jo vetëm. Edhe vullnetit të munguar për zgjerim të Bashkimit Evropian karshi Ballkanit Perëndimor nga sot i filloi fundi.

SHBA-të e duan Ballkanin Perëndimor në BE, me çdo kusht.

Kryeministri Kurti ka fantazuar kur ka menduar se edhe mund të qëndroj në pushtet edhe të mos përgatitet për dialog dhe të mos konsolidojë pozicion të Kosovës karshi çështjeve kushtëzuese në Bruksel, kur e ka fituar me votë besimin e shumicës së votuesve në Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-per-dialogun-sovraniteti-e-funksionimi-shteteror-duhet-te-mbesin-te-pacenuara/
https://kosovapress.com/admin/escobar-shba-mbeshtet-pavaresine-e-kosoves-dialogu-te-drejtohet-nga-be/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025