Besa fiton bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Vushtrrisë
Lexohet për: 2 min.
12-Besa
1 vit më parë
Linku u kopjua

KH Besa Famgas fitoi me rezultat bindës ndeshjen e parë gjysmëfinale të “PlayOff-it” kundër KH Vushtrrisë. Ndeshja u zhvillua të enjten pasdite në palestrën "Karagaçi" në Pejë, dhe KH Besa triumfoi me rezultatin 33:23.

Skuadra pejane nisi ndeshjen mirë dhe arriti të merrte një avantazh të hershëm me serinë 3:0. Rezultati vazhdoi të shtohej me shifrat 5:2. Mysafirët nga Vushtrria u afruan në një gol, me rezultatet 6:5 dhe 7:6. Megjithatë, KH Besa mori sërish iniciativën dhe u shkëput në rezultatin 11:6. Pas kësaj, skuadra mysafire nuk arriti më të afrohej në rezultat, raporton KosovaPress.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, KH Besa Famgas vazhdoi të mbante epërsinë e saj me konsistencë. Denis Shabanoviq shënoi tetë gola për skuadrën pejane, ndërsa Egzon Gjuka dhe Arbios Mushkolaj shënuan shtatë gola secili. Ardit Tafila i shtoi katër gola në listën e shënuesve për KH Besën.

Te KH Vushtrria, Felippe Teixeira shënoi gjashtë gola, ndërsa Nemanja Drakuloviq shënoi pesë herë. Egzon Ademi dhe Bozhidar Nikoçeviq shënuan përkatësisht katër dhe tre gola.

Ndeshja e dytë e gjysmëfinales zhvillohet të dielën në mbrëmje në Vushtrri. KH Besa Famgas konsiderohet favorit i madh që pas dy ndeshjeve të luajtura të siguroj një vend në finalen e “PlayOff-it”.

Rezultati final i ndeshjes, 33:23 në favor të KH Besa Famgas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024