Bernard Kouchner në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit
Lexohet për: 1 min.
BernardKOushner
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-shefi i UNMIK-ut Bernard Kouchner gjatë periudhës 1999-2001 dhe ish-ministër i Jashtëm i Francës do të vizitojë Kosovën më 11 dhe 12 qershor.

Vizita përkon me 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kouchner do të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku do t’i ndahet Çelësi i Qytetit, si dhe do të zbulojë pllakën e një rruge të emërtuar në emrin e tij më 11 qershor.

Kouchner do të mbajë një fjalim në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës më 12 qershor. Më pasi, ish-shefi i UNMIK-ut do të vizitojë Graçanicën ku do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit serb, përfshirë ipeshkvin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosie, njofton Ambasada e Francës në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024